UEFA me një ndryshim të madh në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

UEFA është duke e menduar përsëri ndryshimin aktual të formatit në garat e saj, Ligën e Kampionëve, Evropa Ligën dhe Ligën e Kombeve, duke e hequr nga përdorimi vlerën e madhe që kanë golat e shënuara si mysafir.
Rregullit i golave të shënuara si mysafir mund të hiqet

Momentalisht, siç e dinë shumica e tifozëve, nëse një duel i zhvilluar në dy ndeshje përfundon me rezultat të barabartë, atëherë golat e shënuara në stadiumin e kundërshtarin llogariten ekstra, një rregull ky që ekziston tash e një kohë të gjatë.

Por, bazuar në komentet e vazhdueshme të disa prej trajnerëve kryesorë të futbollit, organi qeverisës i futbollit evropian mund të jetë i gatshëm ta heqë këtë rregull.

“Nuk e kuptoj përse në ndeshjen e kthimit, një ekip i ka tridhjetë minuta për ta shënuar një gol që e ka vlerën më të madhe se goli që e ke shënuar në shtëpi”, pati thënë trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, në shtator, gjatë një forumi të trajnerëve të klubeve elitare të UEFA-s.

Propozimi i bërë nga Simeone u përkrah nga trajnerët e tjerë në këtë takim, përfshirë ai i Napolit, Carlo Ancelotti dhe i PSG-së Thomas Tuchel.

Tani, pas deklaratës së argjentinasit, gazeta gjermane Kicker raporton se UEFA është duke e menduar eliminimin e rregullit për golat si mysafir.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme