UEFA pa arsye shtyn ndeshjen Kosovë – Rusi

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja mes Kombëtares së femrave të Kosovës dhe atyre të Rusisë, e paraparë të luhej më 4 tetor në Prishtinë, është shtyrë nga UEFA.

Vashat e Kosovës janë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2021, ku janë çiftuar në grup me Kombëtaren e Rusisë.

Më 4 tetor, është paraparë që ruset të vijnë në Prishtinë, për ndeshjen ndaj Kosovës.

Federata e Futbollit të Rusisë përmes një komunikate ka bërë të ditur se UEFA ka shtyrë këtë ndeshje, për shkaqe sigurie, përcjell lajmi.net.

Ky vendim i UEFA-s është paksa i çuditshëm, pasi në maj të këtij viti, ky institucion kishte marrë një vendim për shtetet që refuzojnë të luajnë kundër Kosovës.

Sipas atij vendimi, të gjitha shtetet janë të obliguara të luajnë kundër Kombëtares së Kosovës dhe skuadrave të futbollit, dhe në rast refuzimi, do të humbnin me rezultat zyrtar 3:0.

Të ngjashme