Manchester United ka arritur marrëveshje me Swansea City-n për transferimin e Daniel James, sipas raportimeve nga Sky Sports.
Djajtë e Kuq dhe klubi uellsian thuhet të jenë pajtuar sa i përket shumës që duhet paguar për ta blerë futbollistin e krahut.
Për më tepër, thuhet që James madje i ka kaluar testet mjekësore tek gjiganti i Premier Ligës.