Unitedi e Tottenhami në garë për Godinin

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi e Tottenhami janë duke garuar për transferimin e mbrojtësit uruguaian të Interit, Diego Godin, shkruan “Tuttosport”.

Godin 34-vjeçar pritet të largohet nga Interi në verë, pasi ai nuk ka arritur të përshtatet në sistemin e trajnerit Antonio Conte.

Reprezentuesi i Uruguait i është bashkuar Interit si lojtar i lirë verën e vitit të kaluar pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin.

Manchester Unitedi e Tottenhami po shikojnë të përforcojnë repartin defensiv në afatin kalimtar të verës.

Godin i ka luajtur 135 ndeshje me Uruguain dhe është kapiten i përfaqësueses.

Të ngjashme