Supergoli i Zhegrovës nuk mjafton, Lille humb derbin

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka shënuar një gol të hënën mbrëma, por goli i tij nuk i ka mjaftuar Lilles që ta evitojë humbjen. Lille humbi derbin dramatik nga Lyoni me rezultatin 4:3, në kuadër të xhiros së 32-të në Lige 1 të Francës.

Zhegrova u inkuadrua në minutën e 26-të në fushë, ndërsa shënoi golin e dytë për Lillen në minutën e 37-të me asistimit të Jonathan David. Lille e mbylli me rezultat 2:0 pjesën e parë, por Lyoni në fund fitoi takimin 4:3. Zhegrova në minutën e 75-të u zëvendësua.

Sulmuesi Said Benhrama shënoi për 2:1 në minutën e 66-të. Për 2:2 shënoi Malick Fofana në minutën e 82-të. Tre minuta më pas mbrojtësi Bafode Diakite shënoi golin e dytë personal për ta kaluar përsëri Lillen në epërsi. Francezi Alexandre Lacazette barazoi shifrat në 3:3 në minutën e 88-të. Fitoren skuadrës së Lyonit ia siguroi Mama Balde. Ai goli ne fitores e shënoi në minutën e 92-të. Lille zë pozitën e katërt në tabelë me 55 pikë. Lyoni është në vend të shtatë me 47 pikë.

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka shënuar gol të bukur nga distanca ndaj Lyonit.

Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 26-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e 37-të.

Aktualisht skuadra e Lillet është duke fituar me rezultat 2:0 ndaj Lyonit, në ndeshjen që i takon xhiros së 32-të të kampionatit francez.

Të ngjashme