Unitedi me ofertë për Aubameyangun

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se Manchesteri është i gatshëm të paguajë 85 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Aubameyangut gjatë kësaj vere, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesi nga Gaboni, pritet të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere për shkak se në edicionin e ri, dëshiron të jetë pjesë e një ekipi që lufton për trofe.

Aubameyang te Manchesteri shihet si përforcim i duhur për sulmin, pasi e ka dëshmuar veten në Premier League. 30-vjeçari, në edicionin e fundit ka shënuar 31 gola në 51 ndeshje dhe me Arsenalin ka kontratë deri në vitin 2021.

Ai gjatë karrierës ka qenë pjesë e klubeve si Borussia Dortmund, St. Etienne, Milan, Monaco, Lille e Dijon.

Të ngjashme