Unitedi mposht Brightonin për t’u ngjitur në tabelën e Premier Ligës

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi ka mposhtur Brightonin 3 me 1 në xhiron e 12-të të Premier Ligës për t’u ngjitur në pozitën e shtatë.

Andreas Pereira hapi serinë e golave për “Djajtë e Kuq”. Ai shënoi në minutën e 17-të, dy minuta para se Davy Propper të realizonte autogol dhe të dyfishonte epërsinë e Unitedit. Në pjesën e dytë, mysafirët ngushtuan rezultatin përmes Dunkut në minutën e 64-të, sërish dy minuta para se Marcus Rashford të realizonte për të rikthyer epërsinë prej dy golave për vendasit.

Nga pozita e 14-të, Unitedi tani ngjitet në pozitën e shtatë me 16 pikë.

Të ngjashme