Vajza e turpshme angleze afër të bëhet trajnere rekordmene në ShBA

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Disa orë para finales së Botërorit të femrave në futboll, John Ellis do të ulet para instrumentit muzikor organ (një lloj pianoje me disa nivele të tastaturave) dhe do t’u bjerë tingujve të këngës “Kurrë nuk do të ecës vetëm”, që është himni i skuadrës së Liverpoolit.

Një ish-komando i marinës së Mbretërisë së Bashkuar që më vonë ishte bërë trajner futbolli, Ellis, 80-vjeçar, nuk është vokalist, por prapë ai këndon me ngrohtësi dhe shikon fotografinë e vajzës së tij, Jill. Është një ritual që anglezi e bën sa herë që përfaqësuesja e femrave e SHBA-së në futboll luan, shkruan CNN, përcjell Koha Ditore.

Fotografia që John Ellis ka sipër instrumentit muzikor është bërë gjatë një kohe festive për familjen e tij dhe shtetin e tij adoptues, kur Jill udhëhoqi SHBA-në drejt triumfit në Botërorin 2015. Shpejt mund të ketë një foto tjetër për të vendosur sipër instrumentit muzikor të cilin Jill ia ka blerë babait disa vjet më parë. Kjo, pasi që SHBA-ja është vetëm një fitore larg që të mbrojë titullin e botës dhe të bëjë histori.

“Ajo këngë thotë çdo gjë”, rrëfen John Ellis, nga shtëpia e tij në Florida. “Kur je kryetrajner, je personi ku ke përqendrimin e të gjithëve, kështu që kjo është arsyeja që këndoj, që ajo të dijë se babai i saj, nëna e saj dhe vëllai i saj janë gjithmonë aty për të. Unë e di se mund të tingëllojë budallallëk, por kështu bëj. E shoh vajzën time atje dhe pritjet dhe presioni janë të mëdha. Amerika është vend i shkëlqyer për të jetuar, por jo për të humbur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme