Valverde: Është e vështirë të sqarohen pesë pikët e humbura

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 09:10 | Nga

Barcelona i ka humbur pesë pikë në dy ndeshjet e fundit në kuadër të La Ligas.

Trajneri i katalonasve ka qenë i shokuar pas humbjes së skuadrës së tij nga Leganes me rezultatin 2-1, transmeton Gazeta Express.

“Ky është futbolli dhe mund të ndodhë, nganjëherë është e vështirë t’i shpjegosh gjërat që ndodhin në një ndeshje”.

“Ne e kontrolluam ndeshjen por ata e dinin si të na lëndojnë brenda një minute”.

Ai është pyetur nëse vendimi për të bërë rrotacion në skuadër ka ndikuar te humbja.

“Ishin vetëm dy ndryshime”, vazhdoi ai.

“Në rastin e Luis Suarezit, unë e planifikova për ta pushuar atë në njërën prej këtyre ndeshjeve dhe rastin e Jordi Albas, sepse ai i kishte luajtur të gjitha ndeshjet”.

“Patjetër, në fund është trajneri përgjegjës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme