Valverde flet për të rejat e fundit nga Dembele, lojtari do ta humb duelin me Liverpool

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Liverpool dhe Barcelonës, duket se është ‘gjymtuar’ e tëra.

Pas konfirmimit të mungesës së Roberto Firmino dhe lëndimit të pësuar nga Mohamed Salah që e mban në dyshim egjiptianin, është edhe ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele ai që do të humb këtë takim.

Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Celta Vigo, Dembele lëshoi fushën pas vetëm gjashtë minutave lojë, si pasojë e një lëndimi.

Pas ndeshjes, trajneri Ernesto Valverde ka konfirmuar se situata nuk është e mirë me lojtarin.

“Me Dembelen nuk duket aspak mirë. Ne veçse kemi vërejtur se diçka nuk po shkonte gjatë ndeshjes” ka thënë trajneri, transmeton lajmi.net.

“Ne ishim të shqetësuar sepse dukej si një problem muskulor. Këto gjëra ndodhin dhe si trajner nuk kam ndonjë shpjegim” ka shtuar tutje Valverde.

Pas Firmino dhe Salah, duket se edhe francezi Dembele do t’i mungojë ‘magjisë’ në ‘Anfield’.

Të ngjashme