Valverde: Messi e meriton “Topin e Artë”

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, beson se vendimi për ‘Topin e Artë’ këtë vit nuk duhet të jetë i vështirë.

Valverde beson se vota për ‘Topin e Artë’ duhet të jetë e lehtë, duke insistuar se Messi meriton të fitojë çmimin.

Messi, 32 vjeç, është një nga favoritët për të fituar çmimin më të madh individual, që do të ndahet të hënën, në Paris.

“Nuk i ndjek këto mbrëmjet gala të çmimeve, pasi janë shumë të gjata. Vota ime, besoj se është sikur e juaja” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net

“Do të votoja për më të mirin, dukshëm. Çdo vit gjithmonë votohet bazuar në mënyrën se si sezoni ka shkuar për lojtarin.”

“Por, nëse duhet japur për  më të mirin, thjeshtë jepjani Messit dhe problemi zgjidhet” shtoi Valverde.

Valverde dhe Messi do të prijnë Barcelonën sonte në një ndeshje mjaft të vështirë, kundër Atletico Madrid.

Të ngjashme