Valverde nuk do të jap dorëheqje nga Barcelona

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde insiston se nuk ka shqyrtuar mundësinë që të jap dorëheqje pas eliminimit të kampionit të Spanjës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona lëshoi avantazhin 3:0 që pati ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë, duke pësuar të martën e kaluar 4:0 në “Anfield”. Humbja turpëruese ka lëkundur pozitën e Valverdes, anipse Barcelona ka fituar këtë stinor La Ligan dhe Superkupën e Spanjës dhe gjendet në finale të Kupës së Spanjës.

I pyetur nëse ka menduar për dorëheqje pas fitores 2:0 të Barcelonës të dielën në La Liga ndaj Getafes, Valverde është përgjigjur: “Jo nuk e kam menduar këtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme