Valverde nuk pret të ketë transferime të tjera tek Barca

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 19:32 | Nga Ekonomia Online
Dje Barcelona ka zyrtarizuar huazimin e Jeison Murrillos, nga Valencia, deri në fund të këtij sezoni.
Pas këtij zyrtarizimi, Ernesto Valverde ka thënë se do të ishte i lumtur nëse afati i janarit do të mbyllej pa asnjë transferim.

“Do të isha trajneri i parë që do të mbyllte një merkato ende pa filluar” ka thënë Valverde në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundjavës, transmeton lajmi.net.

“Ne do të jemi të vëmendshëm dhe skuadrat do të kërkojnë lojtarët tonë. Kështu funksionon merkatoja” ka thënë tutje ai.

“Shpresoj që në janar nuk do të humbim asnjë lojtar. Jemi duke punuar me skuadrën që kemi” ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Në anën tjetër, Murrillo do të shërbejë si zëvendësim për Thomas Vermaelen dhe Samuel Umtiti të cilët janë të lënduar.

Të ngjashme