Van de Beek kërkon “të shpëtojë” përfundimisht nga Man Unitedi

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Donny van de Beek do të tentojë të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori, sipas Daily Mail ka ngecur në Old Trafford, nuk mundi të largohet as në janar të vitit 2021 e as në afatin kalimtar të verës.

United nuk dëshiron ta lërë të largohet lirë nga çmimi që e ka blerë nga Ajaxi, por do të detyrohet që të bëjë një marrëveshje, pasi për lojtarin ofertat janë të pakta me çmimin që kërkojnë Djajtë e Kuq.

Të ngjashme