Van Dijk apo Messi? Tifozët zgjedhin fituesin e Topit të Artë

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e futbollit në shumicë dërrmuese kanë zgjedhur Lionel Messin si fitues të Topit të Artë.

Lionel Messi dhe Virgil van Dijk janë kandidatët potencial për të fituar Topin e Artë në vitin 2019.

Ylli argjentinas, ka pasur një sezon jashtëzakonisht të mirë te Barcelona, duke arritur të fitojë La Ligan.

Pavarësisht dështimit në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit, Lionel Messi me golat, ndeshjet e bukura dhe ndikimin e Barcelonës, ka vënë kandidim të fortë për të fituar për të gjashtën herë Topin e Artë.

Rivali i vetëm i Lionel Messit, do të jetë Virgil van Dijk, që me Liverpool ka fituar Ligën e Kampionëve.

Por, për lexuesit e ‘SportBilbe’, Topin e Artë e meriton Lionel Messi, që në një sondazh kanë votuar në mënyrë dërrmuese për argjentinasin.

Të ngjashme