Van Dijk: Të gjithë duan të na mposhtin

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Evropës, Liverpooli fillon sonte rrugëtimin për të mbrojtur titullin kundër Napolit në Itali.

Mbrojtësi holandez Virgil Van Dijk, që u zgjodh muajin e kaluar lojtari më i mirë në Evropë nga UEFA, mendon që të gjithë kundërshtarët e kanë një qëllim, që ta mposhtin Liverpoolin.

“Në përgjithësi në Ligën e Kampionëve çdo gjë mund të ndodhë dhe është e çartë që të gjithë duan të na mposhtin neve, sepse jemi kampionë.

Ne jemi gati. Duhet të luftojmë në çdo ndeshje dhe ne jemi gati për këtë” deklaroi van Dijk.

Ndeshja Napoli – Liverpool do të luhet sonte nga ora 21:00 në San Paolo.

Të ngjashme