Van Gaal s’i pranon kritikat: Gaboheni nëse mendoi se e kemi ekipin më të mirë në botë

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Aventura e tretë e Louis Van Gaal në stolin e Holandës nisi me një barazim 1-1 në udhëtim në Ulevall Stadion ndaj Norvegjisë.

Një paraqitje jo shumë e mirë e portokallinjve në një sfidë të cilën Holanda edhe mund ta kishte humbur.

Kritikat nuk munguan pas ndeshjes por Van Gaal nuk i pranoi ato duke shpjeguar edhe arsyet e lojës jo të mirë që zhvilloi Holanda ndaj Norvegjisë.

“Ndonjëri këtu në vendin tonë mendon se ky grup futbollistësh që ne kemi është më i forti në botë, por mendoj se gabohet. Sigurisht që kemi elementë, por ndërkohë unë mendoj se në vitet e fundit janë bërë shumë eksperimente taktike, duke harruar filozofinë e futbollit tonë. Riktheva skemën 4-3-3 në mënyrë që të nisin të mësojmë të sulmojmë, ndonëse në disa momente u duk sikur u tërhoqëm shumë. Dhe pikërisht ky është problemi, në kokën e lojtarëve janë ende disa ide të gabuara, por unë ju garantoj se nuk luajtëm dhe nuk do të luajmë për të mos humbur” theksoi Van Gaal.

Pas 4 ndeshjeve të para në grupin G, Holanda pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se Turqia kryesuese, por duhet theksuar që ky është një nga grupet më interesante të kësaj fushate eliminatore pasi 4 skuadrat e para ndahen nga vetëm një pikë në renditje.

Të ngjashme