Varane: Nuk më intereson Topi i Artë

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 09:34 | Nga

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ka insistuar se atij nuk i intereson se kush do ta marrë çmimin Topi i Artë, edhe pse e ka cilësuar sezonin e kaluar të mrekullueshëm për të.

Varane përflitet se duhet të jetë një nga kandidatët për të këtë çmim për shkak të sezonit që kaloi vitin e kaluar. Ai arriti ta fitojë për herë të tretë radhazi titullin e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, si dhe e fitoi titullin e turneut të Kupës së Botës në Rusi me Kombëtaren e Francës, përcjell Gazeta Express.

Por, 25-vjeçari ka thënë se ai do të përqendrohet në suksesin e skuadrës së tij, dhe jo në titujt që ka fituar individualisht sezonin e kaluar, 2017/2018.

“Më vjen mirë që më treguat, por nuk është temë që po e debatojmë në grup ne lojtarët e Kombëtares së Francës”, ka thënë Varane në konferencën për shtyp para ndeshjes mes Francës dhe Gjermanisë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Është një shpërblim individual. Ne po luajmë në një sport kolektiv. Ky çmim tregon për punë që ke bërë gjatë një sezoni, por është çmim personal”.

“Nuk është synimi ynë dhe edhe nëse nuk e fitoj, nuk do të jetë një zhgënjim për mua. Është e vërtetë që sezonin e kaluar ka qenë i mrekullueshëm për mua. Do të jetë e vështirë që të arrij më shumë këtë sezon, përveçse nëse arrij t’i shënoj 40 gola”.

“Disa lojtarë po përmenden më shumë, por ata kanë qenë shumë të suksesshëm, si N’Golo Kane ose Paul Pogba”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme