Vdes në moshën 20-vjeçare ish-sulmuesi i klubit italian

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 15:08 | Nga

Ish-sulmuesi i klubit të Serisë A italiane Cagliarit, Krystian Popiela, ka vdekur në moshën 20-vjeçare në një aksident me makinë.

Sardegna Sport raporton se Popiela vdiq në një aksident me makinë të dielën në mbrëmje. Ai e kishte humbur kontrollin mbi makinën e tij Wolkswagen Passat dhe ishte përplasur në një rrethojë mbrojtëse në Poloni, vendin e tij të lindjes, transmeton Express.

“Cagliari është thellësisht i pikëlluar nga ky lajm tragjik për vdekjen e të riut Krystian Popiela, i cili ishte vetëm 20 vjeç”, thuhet në një komunikatë të Cagliarit.

“Popiela mbërriti në Sardinia në moshën 17-vjeçare, duke debutuar për Primaverën në janar të vitit 2016”, thuhet më tej në komunikatë.

Kjo është tragjedia e dytë që e godet Cagliarin këtë vit, pas vdekjes së Davide Astorit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme