Vdes trajneri i njohur kosovar

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Sporti i Kosovës, e në veçanti futbolli, sot ka marrë një lajm të rëndë. Ka ndërruar jetë ish-futbollisti e më vonë trajneri Gëzim Kaçaniku

Ish-futbollisti i Trepçës ‘89, Trepçës dhe 2 Korrikut, Gëzim Kaçaniku. Gëzimi së fundi ka punuar si trajner në Trepçë.

Gëzimi do të mbahet mend si futbollist elegant, djalë e futbollist i urtë, sidomos do ta kujtojnë adhuruesit e futbollit të kohës më të vështirë, 1991-2001, atëherë kur Gëzimi përformonte futboll të bukur e kur kushtet ishin minimale për lojë.

Me rastin e vdekjes së tij, familjes i kanë dërguar telegrame ngushëllime institucione, klube, zyrtarë e sportistë të shumtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme