Vdiq kampioni i Formulës 1, Niki Lauda

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i trefishtë i Formulës 1, Niki Lauda, vdiq në moshën 70-vjeçare.

Legjenda austriake, një nga figurat më të njohura në garat motorike, mori titullin për Ferrarin më 1975 dhe 1977 dhe McLaren më 1984.

Për shumë njerëz, ai do të mbahet mend për shërimin e tij dhe kthimin në gara, pasi u dogj keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë, më 1976.

Lauda iu nënshtrua transplantit të mushkërive në gusht. Lajmin për vdekjen e konfirmoi familja e tij.

“Arritjet e tij unike si atlet dhe sipërmarrës janë dhe do të mbeten të paharrueshme”, tha përmes një deklarate familja e tij.

Lauda iu nënshtrua edhe dy transplanteve të veshkave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme