Vedat Muriqi i mungon Fenerbahçes të premten, kjo është arsyeja

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do t’i mungojë Fenerbaces në ndeshjen e parë, pas rikthimit nga koronavirusi.

Shkaku i një lëndimi të vogël, Vedat Muriqi, do të lihet jashtë për ndeshjen e së premtës që Fenerbahce e zhvillon ndaj Kayserisporit në Superligën e Turqisë.

‘Fotospor’ shkruan se nuk do të rrezikohet me sulmuesin e Kosovës, pasi që iu duhet ndihma e tij pas katër ditëve (16 qershor) ndaj Trabzonsporit në gjysmëfinale të Kupës.

Fitimi i Kupës mbetet synim i Fenerbahces për këtë sezon dhe kjo është arsyeja pse Vedat Muriqi iu duhet 100% i gatshëm. 

Të ngjashme