Verratti i gatshëm të pensionohet te PSG-ja

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori italian, Marco Verratti, ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që ta përfundojë karrierën te Paris Saint-Germain.

Ai është lidhur me një kalim te disa top skuadra evropiane, por i ka mbetur besnik kampionit francez.

“E di që agjenti im dhe klubi im bisedojnë nganjëherë”, ka thënë ai për Le Parisien.

“Por nuk kemi nënshkruar asgjë. Kam edhe shumë vite të mbetura në kontratë”.

“Nuk e kam problem ta nënshkruaj një kontratë të re. Mund ta përfundoj këtu karrierën nëse do klubi”.

Të ngjashme