Verratti përgjithmonë i PSG-së

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

“Do të qëndroj përgjithmonë këtu”. Një deklaratë e vërtetë dashurie e Marco Verrattit për klubin që e mori gati 10 vite më parë nga Pescara në Serinë B.

Mesfushori nga Abruzzo thotë se dëshiron ta përfundojë karrierën e tij në nivele të larta me fanellën e skuadrës pariziene:

“Më ka mbetur edhe pak kohë, e di që do të qëndroj gjithmonë këtu”, premtoi italiani. Sipas kontratës aktuale, do të japë kontribut për PSG deri në qershor 2024 dhe para se të “varë këpucët në gozhdë” shpreson të kthehet në qytetin e tij të lindjes.

“Do të kthehem në Pescara, pas shumë vitesh në këtë qytet të madh. Do të kthehem në shtëpi për miqtë dhe familjen time. Sepse atje është deti, janë malet”, shtoi mesfushori i kombëtares italiane.

“Në futboll, kisha mundësinë të luaja bashkë dhe kundër kampionëve të mëdhenj në ndeshje të rëndësishme, dhe kjo është pikërisht ajo që doja të bëja. Rashë në dashuri me PSG-në dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, gjithashtu për besimin që kam te vetja. Isha fëmijë kur mbërrita këtu, erdha nga një qytet i vogël italian dhe këtu gjeta gjithçka “, shpjegoi më tej Verratti.

“Fëmijët e mi kanë lindur në Paris. Pasi mbush 18 vjeç, jeton vitet më të mira. Dhe unë i kam jetuar këtu. Ishte e pabesueshme. U bëra burrë dhe gjeta dashuri. Kështu që gjithçka që kam jetuar këtu do të më lërë me kujtime të jashtëzakonshme,” përfundoi Verratti.

Të ngjashme