Vihet gurthemeli i Sallës Sportive në Greme, Veseli thotë se sportistët e politikanët të jenë të bashkuar

Ferizaj | 11 Sht 2018 | 15:18 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e Sallës Sportive në Greme, raporton Ekonomia Online.

Për ndërtimin e këtij objekti sportiv, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë mjete financiare në vlerë prej 1 milion e 200 mijë euro gjatë vitit 2018.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, me këtë rast u shpreh i lumtur që po finalizohet ky projekt i iniciuar nga deputetët Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku-Topalli.

Veseli ka shtuar se ky fshat e meriton këtë projekt pasi që ka taksapaguesit më të mëdhenj në Republikës së Kosovës.

“Nuk është e mundur të kryhet asnjë projekt i mirë për qytetarët tanë pa pasur një kryetar të mirë bashkëpunues që ka vizion qwllim dhe jeton me brenga dhe qëllime të qytetarëve. Për këtë arsye falënderoj kryetarin që me përkushtim dhe angazhim e bëri të mundshëm që në afat rekord ky projekt të fillojë”.

Duke falënderuar kryetarin e Komunës, Agim Aliu, i cili, sipas tij, bëri të mundur që në një afat rekord ky projekt të nisë së realizuari, Veseli tha se këtë e meritojnë qytetarët e këtij rajoni, ngase, siç tha ai, janë ndër taksapaguesit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës.

“…ky fshat është një nga qendrat me industriale të Republikës së Kosovës me afër 10 mijë banorë dhe të gjithë janë të punësuar. Këtë projekt e meritojnë qytetarë e Ferizajt po me shumë të Gremës sepse banorët e këtij fshati janë taksapaguesit më të mëdhenj të Republikës së Kosovës. Janë rreth 7 milionë euro që jemi duke investuar në bashkimin e qytetit që do përfundoj në vitin 2019”, tha Veseli.

Veseli përmendi fitoren e mbrëmshme të Kosovës ndaj Ishujt Faroe dhe tha se vetëm bashkimi e bën të mundur fitoren e vendit. Ai tha se si futbollistët edhe politikanët duhet të jenë të bashkuar dhe koordinuar në mes vete.

“Asgjë nuk ka që na ndan në përcaktimin tonë shtetëror si shtet i pavarur dhe sovran. Kosova është një, është sovrane dhe nuk do lejojmë që askush të i cenoj territorin e vet”, tha ai.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, tha se ky është projekti më modern në ketë komunë.

“Palestra në Greme është njëra ndër projektet më moderne që po financohet nga buxheti i shtetit më saktësisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nw infrastrukturë sportive. Që nga dita e parë kur mu besua ministria e Sportit, nuk ka ditë qe kryetari i Kuvendit ka përmendur projektin e Gremes dhe ka insistuar vazhdimisht mu përfunduar sa më shpejtë”.

“Ky projekt kapital që do financohet nga MKRS do ketë koso 1 milion e 200 mijë euro dhe do ta përfundojmë në vitin 2019 nga fundi dhe shpresoj që kompania do të jetë në fund të detyrës që në vitin 2019 ta inaugurojmë që të rinjtë e Gremës të kenë objektin për zhvillimin e aktiviteteve dhe në vitin 2020 pse të mos ketë edhe në Greme xhudistë të njohur, futbollistë etj”, tha Gashi.

“Jemi dakrodruar me kryetarin dhe deputete që të ketë projekte në këtë komunë jemi në finalizimin e  renovimit të Qendrës Rinore në këtë komunë i cili shpejtë do inaugurojmë dhe më e rëndësishmja në vitin 2019. Ferizaj do bëhet me qendrën multi-funksionale sportive kulturore rinore që do jetë i pari në Kosovë”, tha Gashi.

Ndërsa kreu i Ferizajt Agim Aliu, u shpreh se po ndjehet mirë që banorët e Gremës po bëhen me një qendër të tillë sportive, raporton EO.

Aliu, tha se ka përkrahjen e vazhdueshme të kryeparlamentarit dhe qeverisë për gjitha projektet që lehtësojnë jetën e qytetarëve të Ferizajt.

“Sot jam i privilegjuar që jam këtu sepse duhet të ndjehem jashtëzakonisht i vlerësues ndaj mbështetjes që kemi si qytetarë të Ferizajt dhe unë si kryetar i tyre”, tha ai.

“Tashme Ferizaj është kryeqendër e zhvillimit ekonomik, ndërsa Gremja është vendbanim i zhvillimit ekomomik. Platforma ime dhe qeverisja ime ka filluar me vendimin për tu u themeluar qendra e inovacionit qendra e parë ne Kosovë dhe kjo tregon me së miri përkushtimin e  vullnetit të Kuvendit dhe qeverisjes të Kosovës”, tha ai.

“4 vitet e qeverisjes time do jenë që do e transformojnë jetën e qytetarëve të Ferizajt dhe të ketë ritmet me te larta te punësimit të qytetarëve dhe për të kushtuar vëmendjen e duhur që edhe rinia më e mirë në Evropë”, tha Aliu.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, cloud, sky and outdoorImage may contain: 3 people, people smiling, wedding and outdoorImage may contain: 7 people, people smiling, people standing, suit and outdoorImage may contain: 10 people, people smiling, suitImage may contain: 15 people, people smiling, people standing, suit and outdoorImage may contain: 7 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 1 personImage may contain: 1 person, standing and suitImage may contain: 1 person, smiling, standingImage may contain: 1 person, standingImage may contain: one or more people, cloud, sky, crowd and outdoorImage may contain: 7 people, people smiling, sky and outdoorImage may contain: 13 people, people smiling, people standing, shoes, sky and outdoor

Lexo më shumë:

Të ngjashme