Viktor Kuka: Sot do ta shihni një Ferizaj ndryshe, duam pikët

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Ferizaj javën e kaluar pësoi një humbje jashtëzakonisht dëshpëruese kur u mposht nga Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 8:1.

Kjo humbje padyshim se shkaktoi dëshpërim tek ferizajasit por duket se futbollistët e kanë kaluar shpejtë atë situatë dhe po mendojnë për sfidën e radhës.

Futbollisti me përvojë prishtinas i Ferizajt, Viktor Kuka ka thënë se në sfidën e sotme ndaj Gjilanit, skuadra e tij do të jetë ndryshe dhe askush nuk guxon ta mendojë si një rival të lehtë Ferizajn.

“Sigurisht që është normal që ajo humbje te ketë ndikuar në ekip pasi ishte një humbje e thellë”, ka thënë fillimisht Viktor Kuka për “Zëri.info”, duke shtuar se megjithatë futbollistët e kanë tejkaluar atë situatë.

“Me përvojën që e kem në skuadër besoj që e kemi kaluar deri tash”, vlerësoi mbrojtësi duke shtuar se në ndeshjen e sotme presin rezultat të favorshëm.

“Sot do të jetë një Ferizaj krejt ndryshe dhe më i motivuar se asnjëherë. Shpresojmë në një rezultat pozitiv edhe pse do të jetë shumë vështirë duke e fituar se çfarë super- skuadre dhe çfarë super-organizimi ka skuadra e Gjilanit. Por ne do të luajmë për të fituar pikë”, ka përfunduar Viktor Kuka.

Ndeshja Ferizaj – Gjilani luhet sot nga ora 17:00.

Të ngjashme