Vlora Çitaku del me një apel pas humbjes së Kosovës

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 23:35 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja në largim e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka thënë se nuk duhet të kritikohen futbollistët e Kosovës pas humbjes sonte nga Maqedonia e Veriut.

Çitaku ka shkruar në Twitter se djemtë e Kombëtares sonte duhet t’i falenderojmë.

“Kosovë të dua. Mos shkruani për djemtë sonte. Qetësohemi e flasim nesër. Për sonte vetëm faleminderit. Ju dua”, ka shkruar Çitaku.

Në gjysmëfinale të play-off, Kosova, që luajti edhe me mungesa të Rrahmanit, Kryeziut, Muriqit e Rashicës, u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut.

Të gjitha golat në stadiumin “Tose Proeski Arena” u shënuan në 45 minutat e pjesës së parë

Të ngjashme