Volejbollistet kosovare pësojnë humbje nga Turqia

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Volejbollistet kosovare, Dhurata Sylejmani dhe Valmira Ramadani, janë mposhtur në ndeshjen e parë të Kampionatit Ballkanik të Beach Volley, nga Turqia.

Dyshja që po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Ballkanik i cili po luhet në qytetin Balikesir, ka pësuar humbje me rezultat 0-2 (16-21, 10-21) nga çifti Gokalp dhe Merve.

Dyshja “Dardane”, e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, edhe ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Turqisë, të shtunën me fillim nga ora 9:00.

Të ngjashme