Werderi tregon se pse dështoi transferimi i Rashicës te Leverkuseni

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti kosovar, Milot Rashica ishte afër transferimit te Bayer Leverkuseni, gjatë ditës së sotme mirëpo kjo gjë nuk ndodhi.

Kurse, tani ecurinë e kësaj ngjarje e ka treguar edhe drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Frank Baumann, shkruan Sinjali Sportiv.

Baumann tregoi se Leverkusen e dëshironte Rashicën në formë huazimi dhe negociatat ishin mjaft të vështira.

“Bisedat filluan vërtetë në mesditë. Ne patëm negociata të vështira, Leverkusen dëshiron ta transferonte në formë huazimi. Në fund nuk kishte kohë të mjaftueshme për gjetur zgjidhje”, tha Baumann.

Të ngjashme