Xavi i vendosur për transferimin e Salahut

Prishtinë | 26 Mar 2022 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Barcelona duket se është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Mohamed Salahut.

Sipas “Mundo Deportivo”, Xavi është i vendosur që ta sjellë egjiptianin në “Camp Nou” gjatë verës, që do të ishte një nga transferimet më të mëdha.

Gazeta spanjolle gjithashtu ka shkruar se Salah është i preferuari i trajnerit spanjoll, transmeton Gazeta Express.

E ardhmja e 29-vjeçarit ende është e paqartë, pasi ai së fundmi ka refuzuar të rinovojë kontratën me kushtet e ofruara nga Liverpooli.

Situata e tij në “Anfield” mund të shfrytëzohet nga Barcelona.

Mohamed Salah ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2023. Kjo nënkupton se klubi anglez do lejonte largimin e njërit prej lojtarëve kryesor gjatë afatit kalimtar të verës, për të mos e humbur atë me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Të ngjashme