Xavi kërkon vazhdimësi që të rritet Barcelona e tij

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Xavi, trajneri i Barcelonës, në prag të derbit me Espanyolin dhe pesë ditë para ndeshjes së Europa League me Napolin, doli në konferencën për shtyp.

Ai është i lumtur me progresin e ekipit të tij, sidomos pas ardhjeve të reja në janar.

Por, që të rritet ekipi, ai thotë se kanë nevojë për rezultate të mira ndeshje pas ndeshje.

“Duhen dy-tre rezultate pozitive radhazi. Po punojmë mirë, e kemi mbajtur gjithë javën me stërvitje që të përgatitemi për këtë ndeshje dhe ndjesitë janë pozitive. Nuk po hedhim poshtë asnjë objektiv. Në kampionat jemi 15 pikë nga vendi i parë, me një ndeshje më pak, por nuk përjashtojmë asgjë. Do të varet nga ndeshjet e radhës dhe si djemtë do të reagojnë”, kështu është shprehur Xavi.

Ai disa herë ka përsëritur se objektivi është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe triumfi në Europa League.

Të ngjashme