Xhaka tregon cila ishte atmosfera në dhomën e zhveshjes së Arsenalit pas disfatës nga Chelsea

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka thënë se pas disfatës 4:1 nga Chelsea në finalen e Europa League në dhomën e zhveshjes së skuadrës ka mbretëruar heshtja.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë ‘post-mortem’ të menjëhershëm pas lojës apo ndonjë fjalë të ashpër nga trajneri Unai Emery.

“Emery, lojtarët, askush nuk ka folur në zhveshtore”, ka thënë Xhaka, transmeton Klan Kosova.

Kur është pyetur nëse Emery ka vazhduar të jetë i qetë, Xhaka ka shtuar: “Nuk e di. Ai poashtu ishte i pakënaqur”.

“Mendoj se e dimë se si luajtëm. E dimë e humbën ndeshjen. Nuk kishte vend për britma. Nuk bëhet puna deri aty edhe nëse humbim gjithçka. Mund të thuhet shumë, por nuk është koha për të shpjeguar si dhe çfarë ka ndodhur. Mendoj se ishte një mundësi e madhe për ne por që nuk e shfrytëzuam”.

Kurse nëse Arsenal ka përparuar me Emery, Xhaka ka thënë se përfundimi i sezonit nga skuadra nuk është për shkak të çështjeve të mentalitetit.

“Ndodhi sepse ne humbën ndeshjet. Nuk është për çështje fizike apo mentale. Mendoj se ishim të gatshëm. Jemi stërvitur çdo ditë dhe nëse nuk jeni të gatshëm edhe kur stërviteni çdo ditë atëherë duhet ndryshuar diçka”

“Mendoj se kishim një sezon të mirë, nëse hiqen këtu pesë ndeshjet e fundit në Premier League. Kishim një mundësi të dytë kundër Chelsea që të shkonim në Champions League, por nëse nuk i shfrytëzoni mundësitë, atëherë do të luani në Europa League”.

“E nisëm lojën shumë shpejt në fillim të pjesës së dytë. Me 1:0 kishim edhe 45 minuta për t’u rikthyer. Kishim shumë mundësi sikurse bëmë shumë gabime”.

“Krejt fare, me emrat individual që ka Chelsea, ata mund ta bëjnë ndryshimin e lojës”.

Të ngjashme