Xhiroja e 34-të në Superligë, këto janë përballjet

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Sot do të zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të gjitha pesë ndeshjet zhvillohen në orarin e njëjtë, nga ora 15:00.

Dueli kryesor i kësaj xhiroje është ai mes Llapit dhe Gjilanit që zhvillohet në “Zahir Pajaziti”.

Llapit i nevojitet një pikë për ta siguruar garimin në kualifikimet e Conference League.

Drita do të takohet me Dukagjinin, i cili po vazhdon të luftojë për t’i ikur barazhit.

Feronikeli i dorëzuar e pret kampionin e shpallur tashmë, Ballkanin.

Ndërkohë, Ulpiana përballet me Prishtinën, kurse dueli kryesor për mbijetesë zhvillohet mes Malishevës dhe Drenicës.

Të ngjashme