Ylli i Arsenalit largohet në verë, nëse Wenger nuk qëndron

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 09:38 | Nga
Hector Bellerin është i hapur për t’iu bashkuar Barcelonës në verë

Kjo sipas “The Guardian”, e cila thotë se Bellerin mund të largohet nga “Emirates” nëse trajneri nën presion, Arsene Wenger largohet në fund të sezonit.

Bellerin nënshkroi një marrëveshje 6.5 vjeçare me Arsenalin në nëntor bazuar në faktin se Wenger do të mbetej në klub edhe në të ardhmen.

Sidoqoftë, francezi ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë kontratën pas një tjetër sezoni frustrues.

Arsenali është 10 pikë larg liderit Chelseat në PL, dhe afër eleminimit nga Champions League pasi u mposht 5:1 nga Bayerni javën e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme