Ylli i çiklizmit nga India po e synon të artën olimpike

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Esow Alben ishte vetëm trevjeçar kur cunami vrasës goditi ishujt Andaman dhe Nicobar në fund të vitit 2004.

Më tepër se 2.000 persona humbën jetën në atë tragjedi natyrore në arçipelagun që i përket Indisë, transmeton Koha Ditore shkrimin e CNN.

Esow ishte me fat që jetonte me familjen e tij në një pronë në vend më të lartë sipër kryeqendrës Port Blair, kështu që shpëtoi i paprekur. Por, shumë të tjerë nuk e patën fatin e tij atë ditë.

Tash, tinejxheri Esow po bën bujë për vendlindjen e tij për arsye tjetër, është një shpresë për të ardhmen pas terrorit dhe paqartësisë së kaluar.

Esow, 18-vjeçar, është një yll në ngritje i sportit të Indisë, i vlerësuar për të arritur në majë në sportin e çiklizmit në stadium, por edhe mjaftueshëm i pjekur për të kuptuar përgjegjësitë e tij më të mëdha.

“Unë dua të jem ambasador si për ishujt ashtu edhe për Indinë”, ka thënë Esow.

Një arritje e paparë

Në një arritje të paparë, India, e udhëhequr nga Esow, ka fituar të artën e sprintit ekipor në Kampionatin Botëror për juniorë në Gjermani vitin e kaluar, duke shtangur Australinë në finale.

Ai po ashtu ka fituar medalje individuale si në sprint ashtu edhe në disiplinën e tij të preferuar, keirin, ku çiklistët në arenë bëjnë sprint drejt fitores pas një starti të kontrolluar prapa një mbajtësi të tempos që është në motor.

Tash në nivel të rriturve, Esow ka para syve të tij Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris dhe synon të artën atje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme