Zanetti: Shiriti i kapitenit te Interi është një përgjegjësi e madhe

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Ish-mbrojtësi i Interit, Javier Zanetti ka folur për ‘përgjegjësinë e madhe’ për të qenë kapiten i një ekipi që përfshin lojtarë si Roberto Baggio, Ronaldo dhe Samuel Eto’o.

Argjentinasi është një simbol i klubit dhe u bë një legjendë e Interit gjatë viteve të tij si lojtar, por ka vazhduar të punojë për klubin pasi u tërhoq nga futbolli aktiv.

Ai foli për përgjegjësinë që mbante si kapiten për klubin ndër vite, teksa tha se ishte përgjegjësi e madhe.

“Të jesh kapiten është një përgjegjësi e madhe, para së gjithash sepse fillova ta bëja atë si një lojtar i ri”, ka thënë fillimisht Zanetti për Sorare.

“Atëherë unë isha kapiteni i lojtarëve të mëdhenj si Baggio, Ronaldo, Eto’o dhe Ibrahimovic”.

“Kapiteni nuk është ai që bërtet më shumë, por është ai që bën ndryshimin me shembull”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi

Të ngjashme