Zbulohen emrat e të infektuarve me Coronavirus te PSG-ja, Neymar njëri nga ta

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Mediat franceze kanë zbuluar emrat e tre futbollistëve të infektuar me coronavirusin COVID-10 te klubi i Paris Saint-Germain.

Gjatë ditës u raportua se tre lojtarët të klubit parisien kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirus, para nisjes së përgatitjeve para-sezonale.

Nuk ka vonuar shumë dhe mediat franceze kanë zbuluar emrat e futbollistëve të infektuar.

Sipas L’Equipe, Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes janë lojtarët e infektuar te klubi nga Parc des Princes.

Ylli brazilian, Neymar, thuhet se ka rezultuar pozitiv për coronavirus pasi u kthye nga pushimet në Ibiza.

Di Maria dhe Paredes gjithashtu thuhet se kanë marrë virusin pas udhëtimeve të tyre në ishullin e njohur për zhvillimin e partive të ndryshe.

Shumica e skuadrës së PSG do ta kalojnë këtë fundjavë me ekipet e tyre përkatëse kombëtare ndërsa Liga e Kombeve po fillon.

Lojtarët e infektuar me sa duket do të duhet të bëjnë karantinë për shtatë ditë, që do të thotë se do të kenë pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen hapëse të Ligue 1 kundër Lens më 10 shtator.

Të ngjashme