Zbulohet sa para do fitojë Ramos te PSG-ja

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Mund të thuhet se mbrojtësi Sergio Ramos tani është lojtar i PSG-së.

Marrëveshja është plotë është arritur mes lojtarit dhe klubi francez, derisa gjithçka pritet të bëhet zyrtare në orët në vijim.

Ish qendërmbrojtësi i Real Madridit ka përfunduar me sukses testet mjekësore, derisa do nënshkruajë kontratë dyvjeçare, që do zgjasë deri në edicionin 2020/23.

Spanjolli do fitojë pagën që kërkoi sa ishte duke negociuar me Real Madridin, ku kërkoi kontratë dyvjeçare, por klubi i ofroi vetëm njëvjeçare.

Ramos do fitojë 10.5 milionë euro për secilin vit, pra kontrata e tij vlen 21 milionë euro.

Ramos tani do bëhet bashkëlojtar i Neymar dhe Mbappe dhe pritet të jetë një ndër liderët më të rëndësishëm në grupin e Mauricio Pochettinos.

Të ngjashme