Zhegrovës nuk i lejohet hyrje në Rusi, humbë ndeshjen ndaj Krasnodarit

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova nuk do të mund ta ndihmojë Baselin në ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës ndaj Krasnodarit, për shkak se nuk i është lejuar hyrja në shtetin rus, raporton Blick.

Kjo për shkak se Rusia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Zhegrovës i është kërkuar që të shkojë për të marrë vizë në Serbi, megjithatë një gjë të tillë nuk e ka lejuar Baseli dhe ka vendosur që 20 vjeçarin ta lë në shtëpi.

Këtë e ka konfirmuar për KTV edhe Edon Zhegrova, duke thënë se Rusia nuk e ka lejuar që të hyjë në territorin e saj dhe i ka kërkuar që të marrë vizë në Serbi, gjë që e ka refuzuar.

Baseli luan të enjten ndaj Krasnodarit nga ora 16:50.

Të ngjashme