Zidane: Haaland nuk është lojtari i imi, por është i mirë

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid është i gatshëm të nënshkruajë me një numër 9 për të luajtur fillimisht me Karim Benzeman, e më vonë për ta zëvendësuar atë.

Zinedine Zidane ka thënë se sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, është një lojtar i talentuar, pasi ka pasur shumë lajme me kalimin e tij te Los Blancos.

Haaland luajti me mesfushorin e Real Madridit, Martin Odegaard te Norvegjia, duke u treguar një kombinim i mirë, sidomos ndaj Rumanisë.

“Haaland nuk është lojtari im, por ai është i mirë. Çfarë mund të them?”, ka thënë Zidane, duke folur fillimisht për Odegaardin  gjatë konferencës për shtyp.

Dyshja shumë shpejt mund të bëhen bashkë te Real Madridi, pasi që klubi mbretëror ka nevojë edhe për një sulmues. 

Të ngjashme