Zidane zbulon listën për Shakhtarin 48 orë para ndeshjes, kthehet Benzema

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema është rikthyer, Eden Hazard do të qëndrojë sërish në infermieri.

Zinedine Zidane ka befasuar këtë të diele, duke zbuluar listën prej 21 futbollistëve të ftuar për ndeshjen në Champions League kundër Shakhtar Donetsk.

Zakonisht një gjë të tillë klubet e bëjnë një ditë para ndeshjes, por Zidane e bëri këtë dy ditë para ndeshjes, menjëherë pas stërvitjes së parë pas humbjes shokuese në ‘Alfredo Di Stefano’ 2-1 nga Alaves.

Lajmi i mirë është rikthimi i Karim Benzemas, por lajmi i keq do të jetë mungesa e radhës e Eden Hazard.

Ai asesi të qëndrojë të paktën një muaj i padëmtuar, pasi u lëndua kundër Alavesit dhe do të mungojë në sfidën e radhës në Champions.

Do të mungojnë edhe Ramos, Carvajal, Jovic, Odriozola dhe Valverde.

Ndeshja me Shakhtarin në kuadër të xhiros së 5 në Grupin B do të zhvillohet të martën nga ora 18:55.

Të ngjashme