Zielinski me kontratë të re te Napoli

NAPLES, ITALY - FEBRUARY 10: Piotr Zielinski of SSC Napoli in action during the Serie A match between SSC Napoli and Genoa CFC at Stadio San Paolo on February 10, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
Prishtinë | 29 Tet 2018 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Piotr Zielinski pritet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin, duke prishur planet e Jurgen Klopp që ta transferojë atë gjatë janarit, sipas Daily and Sunday Express.

Mesfushori ka një klauzolë lirimi prej 68 milionë eurosh, e që Liverpool-i kishte planifikuar që t’i paguante këtë dimër.

Liverpool e kanë përcjellë Zielinski-n që prej ditëve të tij sa ishte i huazuar te Empoli, por ai duket të jetë i gatshëm që ta zgjasë qëndrimin e tij te Napoli.

Me këtë rast, atij po ashtu pritet që t’i dyfishohet klauzola e lirimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme