Zyrtare: Lacazette largohet nga Arsenali

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Alexandre Lacazette është larguar nga Arsenali pas pesë viteve qëndrimi.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi londinez, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ndër të tjera, lojtari falënderohet për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve me fanellën e “topçinjve”.

Lojtari bëri 206 paraqitje në të cilat shënoi 71 gola.

Brenda këtyre viteve ai ishte fitues i FA Cup dhe Community Shield.

Lacazette do të largohet si lojtar i lirë pasi kontrata me londinezët i skadon më 30 qershor.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga klubi.

Të ngjashme