Zyrtare: Manchester United transferon Aaron Wan-Bissakan

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Edhe zyrtarisht, Aaron Wan-Bissaka është lojtar i Manchester United. AI ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Manchester United ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Aaron Wan-Bissaka, nga Crystal Palace. Aaron ka nënshkruar kontratë 5-vjecare me “Djajtë e Kuq” me mundësi vazhdimi edhe për disa vite tjera.

Ai vjen nga akademia e Crystal Palace dhe bëri debutimin profesional në shkurt të vitit 2018 dhe është zgjedhur lojtari i sezonit nga tifozët dhe shokët e skuadrës.

Aaron u ble për 50 milionë funte dhe u bë transferimi i dytë i “Djajve të Kuq” këtë verë, pas Daniel James.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme