Zyrtare: Milani nënshkruan me mbrojtësin Ballo-Toure

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Milani ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin Fode Ballo-Toure nga Monaco.

Mbrojtësi senegalez nënshkroi marrëveshjen në Casa Milan këtë mëngjes me Rossonerët që duhet të paguajnë 4.2 milionë euro plus 500 mijë tjera bonuse për skuadrën e Ligue 1.

Ballo-Toure pritet të jetë alternativë e Theo Hernandez në të majtë të mbrojtjes së skemave të Stefano Piolit.

Transferimin e lojtarit e ka konfirmuar vet klubi kuqezi me anë të faqeve të tyre zyrtare.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Fode Ballo-Toure nga AS Monaco”.

“Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor 2025 dhe do të veshë fanellën me numrin 5”, thuhet në deklaratën e Milanit.

Të ngjashme