Sporti dhe kultura në Rahovec në vitin 2016 me arritje inkurajuese

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 16:23 | Nga

Në mbyllje të vitit 2016, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizoi takimin e fundvitit me shoqata kulturore, artistë, lexues dhe dashamirës të artit dhe të kulturës. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica tha se gjatë vitit 2016 kemi pasur sfida të shumta, por jemi munduar që vazhdimisht të punojmë me zell për përmbushjen e nevojave shpirtërore të qytetarëve tanë.

“Gjatë vitit 2016 janë organizuar një mori aktivitetesh kulturore, sportive e rinore, ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm njerëzish. Me theks të veçantë jemi munduar të përmbushim nevojat e të rinjve për sport e rekreacion, kemi bërë furnizimin e vazhdueshëm të bibliotekave me literaturë, kemi krijuar kushte më të mira për lexim në bibliotekën komunale ‘Sulejman Krasniqi’, si dhe kemi organizuar aktivitete promovuese të krijuesve të ndryshëm.  Duhet cekur se për herë të parë numri i anëtarëve në këtë bibliotekë kalon shifrën njëmijë dhe kjo është arritur falë angazhimit konkret me të rinjtë e komunës së Rahovecit në fshatra dhe në qytet”, shtoi ndër të tjera drejtori Shtavica.

Më pas u ndanë mirënjohje e shpërblime për 12 lexuesit më të rregullt, anëtarë të bibliotekës “Sulejman Krasniqi”, si dhe mirënjohje për disa shoqata kulturore e artistike.

Me mirënjohje u nderuan: Qendra Rinore SHL-Kosova, shoqata e artistëve figurativ Art Studio, SHKA-të “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, “Anadrini” në Dejnë, “Rahoveci” në Rahovec, shoqata “Hardh Fest”, shoqata “Fondi për Edukim, Kulturë dhe Trashëgimi”, shkolla e ulët e muzikës “Faik Sylka”, si dhe disa organizatave e individëve që kanë bashkëpunuar me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

mirenjohje-shl-kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme