Shpend Ahmeti ka shkruar në Facebook se në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është hedhur sprej lotsjellës
Por sipas tij, as kjo nuk e ka ndalur entuziazmin e turmës.
“Sonte patëm një tubim madhështor në Shkollen Zenel Hajdini. Salla nuk zinte më shumë njerëz. Dikush tentoi që me pepper sprej me e prish tubimin por kjo vec e entuziazmoi edhe më shumë qytetaret të cilët për 15 minuta nuk e ndalen së brohorituri. Era e vetme që kundërmonte ishte e bllokuesve dhe shantazhuesve që po i pengon rritja e LVV. Por si edhe gjatë katër viteve të fundit nuk munden të na ndalin. 22 tetor, numri 10! Fitoreeeee”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij.