Boksieri shqiptar Arigon Avdimetaj do të ngjitet sonte në ring në Stuttgart të Gjermanisë, në kuadër të mbrëmjes së boksit “Showdown for Legacy V”.
Boksieri Arigon Avdimetaj, që u bë viral me nokautin brutal ndaj serbit, sonte ngjitet në ring në Gjermani

Avdimetaj do të përballet me boksierin sllovak David Ligda, në një duel që është pjesë e programit të kësaj mbrëmjeje.
Eventi do të mbahet në sallën SCHARRena, ndërsa programi i boksit nis në orën 19:00
Në këtë mbrëmje do të paraqiten edhe boksierë të tjerë shqiptarë, përfshirë Viktor Cakiqin dhe Ardian Krasniqin.
















