Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se dy futbollistë të Kombëtares janë liruar nga grumbullimi.
Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga grumbullimi me Kosovën

Sipas njoftimit të FFK-së, përzgjedhësi Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.
FFK-ja ka treguar edhe arsyet që ka liruar këta futbollistë nga grumbullimi me Kombëtaren.
“Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Kosova do të zhvillojë të martën një ndeshje tjetër të rëndësishme ndaj Irlandës, në luftën e të dy kombëtareve për pozitën e dytë në grup në kuadër të Ligës së Kombeve.
















