Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike(IKSHPK) ka këkruar nga qytetarët që të ndjekin rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për moskonsumimin e serisë së identifikuar të qumështit VITA.
IKSHPK: Qytetarët të ndjekin rekomandimet e AUV-it për moskonsumimin e serisë së qumështit VITA

Përmes, një postimi IKSHPK ka thënë së seria e identifikuar e qumështit VITA UHT 3.2% yndyrë është tërhequr nga tregu, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 mbi nivelin maksimal të lejuar.
Postimi i plotë:
Qytetarët të ndjekin rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për moskonsumimin e serisë së identifikuar të qumështit VITA
Prishtinë, 17 nëntor 2026
Bazuar në njoftimin dhe rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ua rikujtojmë qytetarëve se seria e identifikuar e qumështit VITA UHT 3.2% yndyrë është tërhequr nga tregu, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 mbi nivelin maksimal të lejuar.
Produkti për të cilin vlen paralajmërimi i AUV-it:
• Produkti: VITA – Qumësht UHT 3.2% yndyrë
• Prodhuesi: ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA)
• Paketimi: 1 litër
• Data e prodhimit: 18.07.2026
• Afati i përdorimit: 18.01.2027
Sipas rezultateve të publikuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, analizat laboratorike të kryera në Austri kanë konstatuar përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 µg/kg, ndërsa niveli maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg.
Aflatoksina M1 është substancë toksike dhe ekspozimi i vazhdueshëm e afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin, veçanërisht për shkak të efekteve të mundshme në mëlçi.
IKSHPK mbetet e përkushtuar në komunikimin me qytetarët dhe mbrojtjen e shëndetit publik.











